Sport

Tragjedi te Tirana, ndërron jetë aksidentalisht vajza e futbollistit Freddy Alvarez...

Nga burimet pranë policisë dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike.

24 Janar 2026, 10:10 Nga DOSJA

Tragjedi te Tirana, ndërron jetë aksidentalisht vajza e futbollistit

TIRANE - Kjo e shtunë ka nisur me një lajm tronditës te Tirana. Klubi bardheblu, me anë të një postimi në faqen zyrtare, bën me dije se ka ndërruar jetë tragjikisht vajza e lojtarit Freddy Alvarez, i ardhur në skuadër gjatë merkatos së janarit.

Nga burimet pranë policisë dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike.

Tragjedi te Tirana, ndërron jetë aksidentalisht vajza e futbollistit

Njoftimi i klubit

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe!”

Takimi i javës së 21-të Tirana-Flamurtari, i planifikuar për ditën e sotme në “Selman Stërmasi” është shtyrë për t’u zhvilluar nesër në orën 13:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll