Sport

Ekuadori në shok... Persona të armatosur, të maskuar si oficerë policie, hynë në një fushë futbolli dhe vrasin tre persona!

Kjo ndodhi në Guayaquil. Viktimat ishin me precedentë kriminalë dhe të përfshirë të rrjetet e drogës

24 Janar 2026, 08:00 Nga DOSJA

Ekuadori në shok... Persona të armatosur, të maskuar si

EKUADOR - Tre burra të armatosur, të maskuar si oficerë policie, shkaktuan panik në Guayaquil të Ekuadorit, pasi pushtuan fushën e një ndeshjeje amatore futbolli dhe vranë tre persona.

Sipas raportimeve të shtypit ndërkombëtar, si dhe disa videove që po shpërndahen në mediat sociale - të cilat përmbajnë imazhe (shumë) delikate - tre burrat hynë me forcë në vendngjarje, duke i detyruar të nëntë personat e pranishëm në lëndinë të shtriheshin përtokë.

Ndërsa të gjithë ishin shtrirë përtokë, kriminelët përfunduan krimin e tyre, brenda pak sekondash, duke vrarë me gjakftohtësi objektivin e tyre të parë; ky burrë ishte i përfshirë në skemat e trafikut të drogës.

Pasi vranë viktimën e tyre të parë, grupi u largua shpejt nga vendi i ngjarjes dhe përfundoi duke vrarë dy persona të tjerë aty pranë.

Sipas gazetës ekuadoriane 'El Universo', njëri prej tyre ishte udhëheqësi i 'Los Lagartos', i njohur si një grup i krimit të organizuar. Ai kishte vuajtur më parë një dënim me gjashtë vjet burg në vitin 2011.

Dy viktimat e tjera kishin gjithashtu precedentë të gjerë kriminalë. Me sa duket, askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë sulm. Autoritetet ekuadoriane po vazhdojnë të hetojnë incidentin, por kanë zbuluar se disa nga viktimat e tragjedisë kishin qenë nën mbikëqyrje për njëfarë kohe.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll