Sport

Superiorja/ FSHF shtyn ndeshjen Tirana-Flamurtari, do të luhet nesër në orën 13:30

Federata Shqiptare e Futbollit ngushëllon futbollistin e Tiranës dhe familjen e tij për humbjen tragjike të vajzës së tyre, si dhe shtyn ndeshjen e javës së 21-të Tirana-Flamurtari

24 Janar 2026, 09:59 Nga DOSJA

Superiorja/ FSHF shtyn ndeshjen Tirana-Flamurtari, do të luhet nesër

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tyre.

Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, si dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana-Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë.

Takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll