E FUNDIT/ Grealish pëson një frakturë dhe do të mungojë rreth tre muaj te Evertoni!
ANGLI - Trajneri i Evertonit, David Moyes, e konfirmoi lajmin e keq të premten në një konferencë për shtyp. Megjithëse ai&...
Mircea Lucescu.

RUMANI - Sipas raportimeve nga mediet rumune, tekniku 80-vjeçar ndodhet i shtruar në një spital në Bukuresht, ku po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm mjekësor, vetëm pak muaj përpara sfidave vendimtare të “play-off”-it.
Problemet shëndetësore të Lucescut nisën gjatë periudhës së Krishtlindjeve, pas një gripi të rëndë që solli komplikacione në aspektin kardiak. Gjendja u bë më delikate për shkak të historikut të tij me zemrën dhe moshës së avancuar.
Fillimisht, trajneri iu nënshtrua një kure intensive në kushte shtëpie, por mungesa e përmirësimit të ndjeshëm detyroi mjekët të vendosin shtrimin e tij në spital për kontrolle dhe trajtim më të specializuar.
Këto vështirësi fizike kanë ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjet e kombëtares rumune. Pas rreth dy muajsh, Rumania do të përballet me Turqinë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, një ndeshje me peshë të jashtëzakonshme.
Për momentin, Lucescu është detyruar të tërhiqet nga ndjekja e drejtpërdrejtë e grumbullimeve dhe e ndeshjeve, duke ia deleguar detyrat stafit të tij teknik.
Megjithatë, vetë trajneri ka tentuar të qetësojë opinionin sportiv: “Temperatura më arriti në 39 gradë. Jam në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe po ndjek terapinë e nevojshme. Shpresoj të rikuperohem sa më shpejt dhe, sipas mjekëve, të hënën pritet të dal nga spitali”.
Në Rumani mbizotëron shpresa që Lucescu të rikthehet sa më shpejt në pankinë, në një moment kyç për ëndrrën botërore të përfaqësueses.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Trajneri i Evertonit, David Moyes, e konfirmoi lajmin e keq të premten në një konferencë për shtyp. Megjithëse ai&...
Álex Palou, i menduar... ANGLI - McLaren ka dalë fitimtar nga beteja e tij ligjore me Álex Palou. Pasi fitoi gjyqin e profilit...
SPANJE - Joan Laporta i është përgjigjur akuzave se ai nënshkroi një sërë kontratash në një rast mashtr...
HOLANDE - Disa ditë më parë, shtypi belg dhe italian raportuan se Juwensley Onstein (i lindur në vitin 2007, 18 vjeç, 1.8...
SPANJE - Real Madridi përballet me një tjetër sfidë në ligë. Ekipi i Arbeloas përballet me Villarrealin ...
BRAZIL - Në mes të Australian Open, Grand Slam-it të parë të vitit, një incident tragjik ndodhi mijëra kilometra larg n&eum...
SPANJE - Në përgjigje të pyetjeve nga media, delegati i qeverisë në Extremadura, José Luis Quintana, konfirmoi se burri &...
ANGLI - Me rregulloret e reja të futura këtë sezon, ekipet janë në një garë me kohën për të qenë gati. ...
ANGLI - Nëse Manchester City dëshiron t’i afrohet garës për titull, do t’i duhet një dorë ndihme nga ekipet e tjera ...
SPANJE - Kjo është ajo që publikon portali ‘TeamTalk’, sipas të cilit sulmuesi argjentinas është i pakënaqur te...