Sport

E FUNDIT/ Grealish pëson një frakturë dhe do të mungojë rreth tre muaj te Evertoni!

"Është një goditje e fortë". Sulmuesi i Evertonit, i huazuar nga Man.City, ka luajtur 22 ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asiste.

23 Janar 2026, 18:19 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Grealish pëson një frakturë dhe do të mungojë

ANGLI - Trajneri i Evertonit, David Moyes, e konfirmoi lajmin e keq të premten në një konferencë për shtyp.

Megjithëse ai nuk pranoi të jepte detaje se kur mund të rikthehet lojtari nga dëmtimi, i cili vlerësohet se do ta mbajë jashtë fushave për tre muaj. "Është një goditje shumë e fortë", tha trajneri skocez.

Grealish është i huazuar te Evertoni këtë sezon, pasi Manchester City nuk arriti t’i garantonte kohë të rregullt loje. Anësori anglez ka bërë 22 paraqitje për ‘Toffees’, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë gjashtë asiste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll