Politike

"Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli"/ Nesër protesta, Berisha: Gjenerata “Z” po i dridh themelet Beogradit

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës u shpreh se ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata Z ka përmbysur regjimin, ashtu edhe të rinjtë opozitarë duhet të nisin këtë mision për të rikthyer shpresën, besimin, lirinë dhe të drejtat e tyre.

23 Janar 2026, 19:54 Nga E. D
"Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që t'i bashkohen nesër protestës kombëtare para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës u shpreh se ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata Z ka përmbysur regjimin, ashtu edhe të rinjtë opozitarë duhet të nisin këtë mision për të rikthyer shpresën, besimin, lirinë dhe të drejtat e tyre.

“Është gjenerata Z që e përmbysën regjimin në Bangladesh, që përmbysi regjimin në Nepal, Sri Lanka, që po i dridh themelet Beogradit. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novi Sad-it, që humbën jetë njerëzish, 13 qytetarë, por studentët e Beogradit nuk i ndahen dhe do fitojnë. Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli. Ju bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot keni shansin e madh të riktheni edhe një herë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll