Sport

Argjentinasi Julian Alvarez e shikon veten në Londër, Arsenal dhe Chelsea janë gati

Aventurës së Julian Alvarez te Atletico Madrid duket se po i vjen fundi.

23 Janar 2026, 16:30 Nga DOSJA

Argjentinasi Julian Alvarez e shikon veten në Londër, Arsenal dhe

SPANJE - Kjo është ajo që publikon portali ‘TeamTalk’, sipas të cilit sulmuesi argjentinas është i pakënaqur te skuadra e bardhekuqve të Madridit dhe dëshiron largimin nga kryeqyteti spanjol.

Destinacioni i preferuar i Alvarez është Barcelona, por për shkak të problemeve financiare të kësaj të fundit, ndërmjetësit e futbollistit janë detyruar të shohin për opsione të tjera dhe në këtë pikë, kanë filluar të dëgjohen sërish sirenat e Premier League angleze.

Gjithnjë sipas ‘TeamTalk’ janë kryer kontaktet e para eksploruese me Arsenal dhe Chelsea, ndërkohë që edhe Paris Saint Germain duket se po monitoron situatën e futbollistit.

Por futbollisti ka vendosur një kusht të qartë; do të pranonte një kthim në Angli vetëm për t’u transferuar në Londër. Gjithsesi operacioni për argjentinasin mbetet kompleks dhe i kushtueshëm, duke qenë se Alvarez ka me Atletico Madrid një kontratë që skadon në qershor të 2030.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll