Aktualitet

Çmontohet organizata shqiptare e drogës në Itali/ Në pranga nëntë persona, porosia bëhej me gjuhë të koduar

Në kuadër të hetimeve, nëntë persona u arrestuan me akuzën e trafikimit dhe shitjes së kokainës dhe kanabisit dhe gjashtë të tjerë u lanë në arrest shtëpiak.

23 Janar 2026, 17:56 Nga E. D

Çmontohet organizata shqiptare e drogës në Itali/ Në

ITALI- Hetimi, i kryer nga maji 2024 deri në prill 2025, zbuloi ekzistencën e një grupi të trafikimit të kokainës dhe kanabisit në komunën e Foggias. Droga u ble nga një kontakt shqiptar në Foggia përmes bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë që banonin në Italinë Veriore.

Në kuadër të hetimeve, nëntë persona u arrestuan me akuzën e trafikimit dhe shitjes së kokainës dhe kanabisit dhe gjashtë të tjerë u lanë në arrest shtëpiak.

Krerët e grupit, që sipas autoriteteve janë shqiptarë, fokusoheshin në kryerjen e biznesit me metodën “delivery”, duke ua postuar dozat e kokainës apo marijuanës në banesa klientëve, sipas porosisë.

Aktiviteti i paligjshëm kryhej sipas kërkesë-ofertës dhe fitimet shkonin në miliona euro në vit. Porosi të bëra nëpërmjet telefonit ose mesazheve me tekst, takime të shpejta në vendet e dakorduara dhe udhëtime të shkurtra për të minimizuar ekspozimin ndaj kontrolleve.

Gjithashtu grupi shmangte vendet publike, zonat e patrullimeve policore apo të frekuentuara, për të mos rënë në sy. Ky operacion përfaqëson vazhdimin e një hetimi që dhjetorin e kaluar, kishte çuar në 24 arrestime./Dosja.al

droga

Sondazh

Poll