Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Disa automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një grua shtatzënë

Si pasojë e aksidentit është plagosur një grua shtatzënë, e cila ishte pasagjere në një prej automjeteve.

21 Janar 2026, 21:14 Nga E.d
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Disa automjete përplasen me
Foto ilustruse

LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre. Ndërsa njëri prej automjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera, të cilat kanë tentuan të shmangin përplasjen.

Si pasojë e aksidentit është plagosur një grua shtatzënë, e cila ishte pasagjere në një prej automjeteve. Ajo është dërguar drejt ambieteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Shkak për këtë aksident dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira./Dosja.al

aksident lezhë–milot grua shtatzënë

Sondazh

Poll