Statistikat e frikshme, mijëra dosje në përmbarim, fëmijëve u mohohet pensioni ushqimor dhe takimi me prindin
foto ilustruese TIRANË- Të dhënat tregojnë një panoramë shqetësuese. Vetëm në përmbarimin gjyqësor ...
Të tre përfaqësuesit janë të panjohur për fëmijën dhe ai duhet të përfshihet në një bisedë të vështirë për të. Situate bëhet edhe më e rëndë kur prindërit konfliktohen.
TIRANË- Fëmija pas shumë tensioneve, skenave të dhunshme që mund të ketë parë mes prindërve, ulet në tavolinë me ta, psikologen, përmbaruesin dhe përfaqësuesin e njësisë së mbrojtjes së fëmijës. Të tre përfaqësuesit janë të panjohur për fëmijën dhe ai duhet të përfshihet në një bisedë të vështirë për të. Situate bëhet edhe më e rëndë kur prindërit konfliktohen.
“Mos harroni asnjëherë që prindërit e njohin shumë mirë njëri tjetrin, pra babai e di kë ka zgjedhur për grua dhe nëna e di kë ka zgjedhur për burrë që do të thotë dinë ku të provokojnë dinë si të lëndohen. Mendoni pak një fëmijë në një ambient që nuk e njeh fare, njeh vetëm dy prindërit e tij, që ai ndihet fajtor sepse ata po zihen për të dhe gjen 4 apo 5 figura të tjera profesionale të panjohura dhe që do ti duhet të tregojë historinë e tij ashtu sikurse ai e mendon’”, u shpreh psikologia klinike Eriona Hoxha.
Në rastin e ekzekutimit të vendimit për marrjen e fëmijës situate është edhe më e komplikuar. Ndodh që dyert e shtëpisë ku mbahet fëmija nuk hapen, një i afërm që në shumë raste është gjyshi, iu drejtohet të pranishmëve se nuk është njoftuar për këtë procedurë. Gjithçka që mund të bëhet është mbajtja e një procesverbali ku përcaktohet një datë tjetër për ekzekutim vendimi dhe gjyshi është i detyruar të firmosë për marrjen e njoftimit.
“Paramendoni një fëmijë që përpos të gjithave të thërritet edhe nga policia apo prokuroria dhe ti merret aty një tjetër dëshmi që çfarë ka vazhduar të ndodh. Kjo gjë e lodh një fëmijë. Jam gjendur edhe përballë faktit që personat dhunues kur shkon dhe bën një ekzekutim në familje të na kenë nxjerrë edhe armët”, u shpreh Eriona Hoxha.
Aktorët që përballen në përditshmëri, tregojnë situata nga më të vështirat gjatë ekzekutimit të vendimeve.
“Unë kam qenë në raste që janë dhunuar prindërit me njëri-tjetrin, unë kam qenë në raste që gjyshërit apo të tretët të kenë ndërhyrë. Vetë kam qenë e cënuar kur jam munduar të bëj amortizatorin çfarë po ndodh na lini të kuptojmë dhe në momente të tilla ma besoni është ndjesia më e keqe sepse ti do të marrësh përsipër të mbrosh fëmijën e dy prindërve kush me më shumë e kush me më pak përgjegjësi”, u shpreh Eriona Hoxha.
Episodet e dhunshme sjellin nevojën për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes që numërohen me qindra çdo muaj.
Ekzekutimi i urdhrave të mbrojtjes, dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes është një fushë me boshllëqe ligjore. Përgjegjësia është e shpërndarë mes përmbaruesit gjyqësor dhe policisë. Përmbaruesi duhet të ketë rol të qartë dhe të mbrohet me dispozita penale pasi mosrespektimi i urdhrit të mbrojtjes cënon direkt sigurinë e tij.
“Drejtoria e përmbarimit është kontributore në 3 strategji të Ministrisë së Drejtësisë në strategjinë ndërsektoriale të drejtësisë në strategjinë ndërsektoriale të drejtësisë për të mitur dhe në strategjinë ndërsektoriale për viktimat e krimit. Ne jemi munduar të paktën me instrumentat ligjorë të ndërhyjmë pikërisht për t’iu ardhur në ndihmë atyre familjeve të cilat nuk kanë mundësi ekonomike dhe financiare”, u shpreh Ergys Qirici, Drejtor i Përmbarimit Shtetëror./Top Channel
foto ilustruese TIRANË- Të dhënat tregojnë një panoramë shqetësuese. Vetëm në përmbarimin gjyqësor ...
Foto ilustruse LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën ...
TIRANË- Kjo zonjë 36 -vjeçare, vendosi t’i japë fund martesës në vitin 2020 pasi zbuloi se i shoqi e tradhtonte. Në...
Foto ilustruse ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Financierët e Komandës Krahinore të Ve...
Paraditen e së mërkurës, në një takim të organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, me mbështetjen e organi...
pamje nga aksidenti LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Ishull Lezhë. Mësohet se nj&e...
Foto ilustruse VLORË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar në Vlorë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shiste ...
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjash...
Foto ilustruse TIRANË- Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt. M&...
Foto ilustruse TIRANË- Bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë kanë dorëzuar pranë qeveris&e...