Aktualitet

Vodhi një shumë parash në një subjekt dhe dëmtoi derën e një banke në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Më pas ka dëmtuar derën e një filiali të një banke të nivelit të dytë.

21 Janar 2026, 18:19 Nga E.d
Vodhi një shumë parash në një subjekt  dhe dëmtoi
Foto ilustruse

TIRANË- Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt. Më pas ka dëmtuar derën e një filiali të një banke të nivelit të dytë. Në kudër të kësaj, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

"Më datë 21.01.2026, në orët e para të mëngjesit, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt , si dhe më pas ka dëmtuar derën e një filiali të një banke të nivelit të dytë. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme" thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

policia vjedhje banka

Sondazh

Poll