Sport

Shqipëria U-21 - një miqësore me Japoninë në Turqi, FSHF ka arritur marrëveshjen...

Përfaqësuesja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 27 mars 2026 ndaj Japonisë U-21 në Antalia.

21 Janar 2026, 15:20 Nga DOSJA

Shqipëria U-21 - një miqësore me Japoninë në Turqi,

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Japoneze të Futbollit që kjo përballje të luhet në Antalia të Turqisë, ndërsa orari dhe stadiumi ku do të zhvillohet takimi do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

FSHF vijon gjithashtu bisedimet për të siguruar edhe një tjetër ndeshje miqësore për ekipin kuqezi U-21 gjatë muajit mars.

Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, përfaqësuesja jonë U-21 do të angazhohet vetëm në ndeshje miqësore, pasi Shqipëria është kualifikuar automatikisht në këtë turne si një nga vendet organizatore.

Këto teste miqësore kanë rëndësi të veçantë për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, duke ofruar mundësinë për të vlerësuar nga afër gjendjen e lojtarëve, për të konsoliduar grupin dhe për të testuar elementë të rinj në funksion të Europianit U-21 2027.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll