Sport

Trajneri Flick: “Ftohtë në Pragë? Vrapimi do të na ndihmojë të ngrohemi”...

“Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e fundit”.

21 Janar 2026, 14:53 Nga DOSJA

Trajneri Flick: “Ftohtë në Pragë? Vrapimi do të na

ÇEKI - Në prag të ndeshjes në transfertë në Eden Arena kundër Slavia Pragës, trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, foli në një konferencë për shtyp:

“Është Liga e Kampionëve, gjithmonë ka presion. Slavia bën presion shumë mirë dhe pati kohë të përgatitej për ndeshjen, pasi është pushim që në dhjetor. Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e fundit”.

Për humbjen e fundit në kampionat: “Jam i zhgënjyer me rezultatin, por jo me performancën. Jemi të sigurt në punën që po bëjmë dhe duhet të jemi më efektivë para portës. Çdo ndeshje ndihmon për t’u përmirësuar”.

Flick foli gjithashtu për menaxhimin e të ftohtit dhe përgatitjen: “Do të udhëtojmë fillimisht për t’u përshtatur dhe për t’u stërvitur këtu këtë pasdite. Vrapimi do të na ndihmojë të ngrohemi”.

Për të ardhmen e Ter Stegen: “Marc konfirmoi largimin e tij për te Girona. Ai është një portier i mrekullueshëm, i urojmë më të mirën dhe kjo do t’i japë vazhdimësi përpara Kupës së Botës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll