Sport

Skena e dytë e aktit të shtatë në Champions League, nuk përjashtohen surprizat…

Juventusi i “dënuar” për fitore përballë Benficës. Liverpool dhe Marseja - jashtë 8-shes së kualifikuar…

21 Janar 2026, 11:35 Nga DOSJA

Skena e dytë e aktit të shtatë në Champions League, nuk

ZVICER - Të mërkurën, 21 janar, do të zhvillohen nëntë ndeshjet e fundit në Champions League, për raundin e shtatë në fazën e ligës.

Juventusi pret në shtëpi Benfican. Italianët e kanë detyrim fitoren përballë skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho. “Zonja e Vjetër” ndodhet në vendin e 17-të dhe rrezikon të mos kualifikohet më tej, prandaj 3 pikët marrin rëndësi të veçantë.

Barcelona ka një transfertë delikate në Çeki, ndaj Slavia Pragë. Përballje spektakolare, pritet të jetë ajo mes Marsejës dhe Liverpoolit, dy ekipe që janë jashtë tetë vendeve të para për momentin.

Bayern Munich nuk pritet të ketë probleme, pasi luan në shtëpi ndaj belgëve të Royale Union SG, ku gjermanët vijnë si favoritë absolutë.

Chelsea luan në shtëpi ndaj qipriotëve të Pafos, ndërsa Newcastle pret holandezët e PSV. Duelet e tjera janë: Galatasaray-Atletico Madrid, Qarabag-Eintracht Frankfurt dhe Atalanta-Athletic Bilbao.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të sotme:

Skena e dytë e aktit të shtatë në Champions League, nuk

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll