Politike

Berisha: Protesta e dhjetorit pati jehonë botërore dhe ekspozoi mbrojtjen e korrupsionit në krye të qeverisë

Në takimin me qytetarët e zonës së Kombinatit, ai hodhi akuza duke thënë se, një qeveri që buron nga farsë zgjedhore e dokumentuar, nuk meriton të qendrojë asnjë ditë në pushtet, sepse është e paligjshme.

18 Janar 2026, 19:42 Nga D.S
Berisha: Protesta e dhjetorit pati jehonë botërore dhe ekspozoi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, protesta e dhjetorit ka patur një jehonë botërore të paimagjinueshme. Në takimin me qytetarët e zonës së Kombinatit, ai hodhi akuza duke thënë se, një qeveri që buron nga farsë zgjedhore e dokumentuar, nuk meriton të qendrojë asnjë ditë në pushtet, sepse është e paligjshme. Berisha theksoi se, opozita ka çdo të drejtë që me një kryengritje të fuqishme paqësore ta largojë kryeministrin Rama nga pushteti.

"Ju them unë ju, protesta e dhjetorit ka patur një jehonë boterorë të paimagjinueshme. Cilat ishin lajmet? Lajmet ishin: në zyrën e Edi Ramës shishe molotov, sepse mbron Lubi Ballukun. Demokrate e demokratë, ju njerëz politikë, një qeveri që del nga zgjedhjet e lira nuk sulmohet. Ai që vlerëson votën, ai që vlerëson parimet themelore të demokracisë, nuk mendon se mund të rrëzojë një qeveri që buron nga vullneti i qytetarëve. Por një qeveri që buron nga farsë zgjedhore e dokumentuar, nuk meriton të qendrojë asnjë ditë në pushtet, se është e paligjshme. Në Valencia, një javë para zgjedhjeve, PPE denoncoi pa u zhvilluar zgjedhjet e 11 majit, si farsë elektorale. Denoncoi çdo akt që Edi Rama kreu pa zhvilluar zgjedhjet për t’i zhvilluar zgjedhjet në farsë. Kështu që, ne kemi çdo të drejtë që me një kryengritje të fuqishme paqësore ta largojmë Edi Ramën nga pushteti. Kemi çdo të drejtë.

Thashë, lajmet botërore, në zyrën e Edi Ramës, hidhen shishe molotov sepse mbron të korruptuarën zv.kryeministren. ai në fakt mbron veten e tij. Së dyti, nuk cënohet kurrë të rrëzohet një qeveri që del nga zgjedhje të lira. Por edhe një qeveri që del nga zgjedhje të lira, nqs i vjedh qytetarët e vet e humbet legjitimitetin. Pra, aktet që ka kryer Lubi Balluku, Edi Rama dhe minsitrat e tyre ndaj jush, ndaj taksave, parave tuaja, ua shumëzojnë me zero legjitimetin. Nuk ka legjitimitet një qeveri që vjedh qytetarët. Jeni dëshmitarë në 33 vite, nuk ka ndodhur kurrë, përveçse me Edi Ramën që prokurori të kërkojë t’i heqi imunitetin ministrin, gjyqtarit, apo kujtdo dhe këtë ta bllokjë qeveria. Kurrë! Që këtu merr fund ndarja e pushteteve.", tha Berisha./Dosja.al 

sali berisha edi rama ps

Sondazh

Poll