Politike

Berisha: Secili prej nesh firmosi një akt madhor kundër kapjes totale të opozitës nga Edi Rama

Në një takim me qytetarët e zonës së Kombinatit, Berisha theksoi se, Partia Demokratike ka ndarë epokat dhe sistemet, duke vendosur çështjen kombëtare dhe dinjitetin e qytetarit si themel të programit të saj.

18 Janar 2026, 19:15 Nga D.S
Berisha: Secili prej nesh firmosi një akt madhor kundër kapjes totale
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, secili nga ne, ka firmosur një akt madhor kund kapjes të opozitës nga kryeministri Rama. Në një takim me qytetarët e zonës së Kombinatit, Berisha theksoi se, Partia Demokratike ka ndarë epokat dhe sistemet, duke vendosur çështjen kombëtare dhe dinjitetin e qytetarit si themel të programit të saj. Ndër të tjera ai iu drejtua audiencës duke thënë se, në një moment kritik u rreshtuan me të vërtetën, pavarësisht se kush qendronte në krahun tjetër.

"Partia Demokratike është parti që ndau epokat, është parti që ndau sistemet, është parti e interesit kombëtar. Për një moment, çështja kombëtare shqiptare në një moment kishte ardhur si një çështje e tradhëtuar, kurse ne guxuam që në themelimin e kësaj partie të shpallim çështjen kombëtare si yllin polar të PD. Të shpallim dinjitetin njerëzor dhe liritë e të drejtat e qytetarit si themelin e programit tonë. Ne u përmbajtëm. Askush, përveç nesh nuk donte që të merreshim me çështjen kombëtare, por ne e morëm dhe e vumë atë të parën, se pa interes kombëtar nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë, as zhvillim dhe as njerëz të qytetëruar. Dhe e vërteta është se, pikërisht ne, kemi të gen, se mbrojmë interesin kombëtar dhe mbrojmë dinjitetin njerëzor, ne ngrihemi sa herë të rrëzohemi, ne ngrihemi fuqishëm, ne nuk mposhtemi kurrë.

Secili nga ne, ka firmosur një akt madhor, në një kohë kur Edi Rama, në mënyrë më makabre kishte vendosur ta kapte tërësisht këtë opozitë, nga kreu, ta korruptonte, ta shndërronte në një fasadë opozitë, në një vegël të tijën, loboi me Xhorxh Sorosin, etj., kundër Sali Berishës që kishte 8 vite pa asnjë funksion. Dhe kjo, vetëm e vëtëm të shuante zërin e vërtetë të opozitës. Ju, njerëz të idealeve, në një moment kritik bëtë një zgjedhje epike. Ju u rreshtuat me të vërtetën, pavarësisht se kush qendronte në krahun tjetër. Pavarësisht nga privacionet, mashtrimet, shantazhet që bëheshin ndaj jush. Ju nuk pranuat, që idealet tuaja, të dinjitetit, lirisë të tregëtoheshin, të bëheshin plaçke tregu. Ndaj dhe, haptas, me ballin lartë dhe me kurajë pranuat të hyni në kalvarin më të pamerituar, por qendruat të pamposhtur.", tha Berisha./Dosja.al 

sali berisha pd opozita

Sondazh

Poll