Sport

Ferdinand thotë se Man.United duhet të nënshkruajë një "të çmendur" për ta shpëtuar...

Ish-lojtari i Manchester United kujtoi profilet e trajnerëve që kanë kaluar nëpër Old Trafford. "Ka dy persona për të cilët po mendoj"

18 Janar 2026, 13:00 Nga DOSJA

Ferdinand thotë se Man.United duhet të nënshkruajë një

ANGLI - Rio Ferdinand sugjeron që Manchester United të punësojë një trajner “të çmendur” për t’i sjellë suksesin përsëri klubit. Duke folur për BBC-në, ish-lojtari i “Djajve të Kuq”, pavarësisht fitores së derbit, filloi duke kujtuar profilet e trajnerëve që kanë kaluar nëpër Old Trafford, përpara se të sugjeronte dy emra.

"Deri më tani kemi pasur të gjitha llojet e trajnerëve. Kemi pasur Louis van Gaalin e zgjuar dhe me përvojë. Kemi pasur José Mourinhon, ndoshta jo në kulmin e tij te Chelsea, por prapëseprapë një emër i madh me një personalitet të shkëlqyer.

Kemi pasur trajnerë të rinj, në ngritje si Ten Hag dhe Amorim. Pastaj kemi pasur legjendat që e njohin mirë klubin. Tani ndoshta duhet të ndjekim rrugën 'e çmendur'. Kemi nevojë për dikë pasionant, pak si një 'pushkatar', i cili thjesht i futet punës dhe nuk frikësohet nga media", tha ai.

Ai shtoi: “Kur them ‘i çmendur’, ka vetëm dy persona që më vijnë ndërmend për momentin. Conte dallohet, mendoj se është dikush që do ta shfrytëzonte menjëherë mundësinë. Ai mbërriti te Chelsea dhe Napoli kur të dy ishin të 10-tët ose të 11-tët dhe fitoi kampionatin në të dyja rastet. Ai di si të vijë dhe të stabilizojë një ekip.

Nga ana tjetër, është edhe dikush që mund ta stërvitë ekipin dhe të zbatojë një stil loje dhe një identitet. Ai e ka bërë tashmë këtë në tre klube: De Zerbi. Nevojiten elementë nga të dy trajnerët. Do të isha i kënaqur me secilin prej tyre.”

Duhet të kujtojmë se, pasi u shkarkua, Ruben Amorim u zëvendësua fillimisht nga Darren Fletcher, i cili regjistroi një barazim dhe një humbje në dy ndeshje. Në derbin e Mançesterit të kësaj të shtune, Michael Carrick, trajneri i ri i përkohshëm, është në rolin e zëvendësuesve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll