Sport

Guardiola, i sinqertë pas humbjes: “Man.United ishte ekipi më i mirë i qytetit sot!”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar hapur se Manchester United ishte skuadra më e mirë në derbin e qytetit, ku “Djajtë e Kuq” fituan 2-0.

18 Janar 2026, 12:00 Nga DOSJA

Guardiola, i sinqertë pas humbjes: “Man.United ishte ekipi më i

ANGLI - Në prononcimin për Sky Sports, pas ndeshjes së humbur, trajneri spanjol Pep Guardiola i Cityt, deklaroi:

“Skuadra më e mirë fitoi. Ata ishin më të mirë. Kur një ekip është më i mirë, duhet ta pranosh. Ata kishin energjinë që ne nuk e kishim, kështu që urime për ta”.

Ai shtoi se gabimet dhe mungesa e energjisë ishin vendimtare: “Ata e nisën shumë fort, ne humbëm një ose dy topa.

Nuk e kontrolluam lojën dhe nuk arritëm të rrezikonim apo të krijonim aksione të rrezikshme. Fitorja apo humbja varet nga ajo që bëjmë me topin.”

Pas kësaj humbjeje, Manchester City mbetet shtatë pikë prapa liderit Arsenal në garën për titullin e Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll