Sport

Grabitet dhoma e hotelit e Füllkrug, lojtarit të Milanit, vidhen bizhuteri me vlerë 500.000 €!

Futbollisti gjerman i Milanit, Niclas Füllkrug, e zbuloi vjedhjen këtë mëngjes kur u kthye në dhomën e tij.

17 Janar 2026, 20:49 Nga DOSJA

Grabitet dhoma e hotelit e Füllkrug, lojtarit të Milanit, vidhen

ITALI - Hajdutët kanë hyrë me forcë në dhomën e hotelit në Via Masaccio në Milano, ku po qëndron përkohësisht sulmuesi i Milanit, Niclas Füllkrug, me sa duket mbrëmë.

Ata hynë me forcë në kasafortë dhe vodhën ora dhe bizhuteri me vlerë afërsisht 500.000 euro. Makina patrulluese e policisë dhe ekipi mjeko-ligjor i Departamentit të Policisë së Milanos mbërritën në vendngjarje.

Futbollisti gjerman e zbuloi vjedhjen këtë mëngjes kur u kthye në dhomën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll