Sport

Kategoria e Parë/ Laçi fiton në frymën e fundin, Pogradeci barazon me Besën ...

Kampionati i Kategoria e Parë u rikthye sot në fushë për vitin 2026 me ndeshjet e javës së 18-të, duke dhuruar rivalitet dhe rezultate interesante.

17 Janar 2026, 16:56 Nga DOSJA

Kategoria e Parë/ Laçi fiton në frymën e fundin, Pogradeci

TIRANE - Pesë sfida u zhvilluan paralelisht duke nisur në orën 13:30, ku vëmendja kryesore ishte përballja mes Pogradecit dhe Besës, e cila përfundoi pa gola.

Emocionet më të forta u regjistruan në ndeshjen Laçi-Kukësi. Kurbinasit, ndonëse kishin kaluar në epërsi në pjesën e pare, arritën të sigurojnë fitoren 2-1 vetëm falë golit vendimtar të Hajrulla Tolës në minutat shtesë (97’, duke përmbysur rezultatin dhe marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Fitore të pastra arritën edhe Kastrioti, Lushnja dhe Burreli, të cilat kaluan me sukses kundërshtarët e tyre përkatës. Ndërkohë, Iliria, Korabi dhe Apolonia u larguan nga kjo javë pa pikë.

Rezultatet përfundimtare të javës së 18-të:

Laçi - Kukësi 2-1 (38′ (p) Myrta, 90+7′ Tola/ 69′ Bespallov)

Pogradeci - Besa 0-0

Iliria - Kastrioti 0-1 (49′ (a) Veriu)

Lushnja - Korabi 2-0 (45+2′ Canka, 90′ Peqini)

Burreli - Apolonia 2-0 (62′ (p) Xhabrahimi, 65′ Murra)

Sondazh

Poll