17 Janar 2026, 19:24
Nga DOSJA

TIRANE - Futbolli italian është në zi sot, për ndarjen nga jeta të presidentit të Fiorentinës Rocco Commisso, i cili humbi betejën me jetën, pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.
Një personazh i njohur më tepër me në fushën e biznesit dhe në bashkëpunimin e tij me një tjetër ish-drejtor të Fiorentinës, Giuseppe Barones, i cili u nda nga jeta rreth një vit më parë, u futën në botën e futbollit për të patur një rrugëtim të suksesshëm.
Rrugëtim që nisi me blerjen e skuadrës amerikane të New York-ut ku Commiso kishte edhe qendrën kryesore të biznesit të tij. Dhe pikërisht në këtë klub ata afruan ish-kapitenin dhe mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, Ansi Agolli.
I kontaktuar nga Top Channel pas ngjarjes së fundit, Agolli shprehet për gazetarin Endi Tufa, i dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Commisos ish-presidenti i tij te Cosmos në New York ku luajti në vitin 2019.
“Kishin pak kohë që kishin blerë ekipin e Cosmos-it dhe vit pas viti përforcoheshin. Unë ku bashkova në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë mbajtëm lidhje të forta si me Baronen e ndjerë, ashtu edhe me ish-presidentin Commiso.
Mbaj mend në një rast, kur unë pata shënuar një gol me të djathtën (Agolli ka qenë mëngjërash, Shqipëri-Lichtenstein 2-0) goli u përhap në faqet sportive në të gjithë rrjetet sociale dhe Commiso më telefonoi i entuziazmuar dhe duke bërë shaka “çfarë dreq goli bëre kështu…?!”.
Një vit më pas që unë ju bashkova Cosmos-it, ata blenë dhe morën drejtimin e Fiorentinës. Kontaktonim edhe pasi e lashë futbollin jetonim në të njëjtin qytet dhe në disa raste më pat ftuar në shtëpinë e tij dhe më tregonte edhe zyrat e kompanisë që ka këtu në New York,”- tregon Ansi Agolli për Top Channel, duke dërguar ngushëllimet e tij familjes së ish-presidentit të tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Janar 2026, 19:10
SPANJE - Real Madrid regjistroi një fitore me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Levantes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t&eu...
Sport
17 Janar 2026, 18:45
Emre Can, duke festuar golin e tij kundër St. Pauli
GJERMANI - Gjysma e dytë e sezonit sapo ka filluar dhe gara për titullin e Bundeslig&eum...
Sport
17 Janar 2026, 18:27
SPANJE - Hansi Flick përjetoi një nga ditët më të vështira të karrierës së tij të premten, pasi mësoi s...
Sport
17 Janar 2026, 17:21
ITALI - Udinese i kishte shkaktuar telashe stolit të Cristian Chivut në ndeshjen e parë, por kjo nuk ishte problem për liderët e...
Sport
17 Janar 2026, 17:08
ITALI - Një dritare drejt së ardhmes mbetet e hapur dhe shikimi në mënyrë të pashmangshme kthehet përsëri në Ital...
Sport
17 Janar 2026, 16:56
TIRANE - Pesë sfida u zhvilluan paralelisht duke nisur në orën 13:30, ku vëmendja kryesore ishte përballja mes Pogradecit dhe Bes&eum...
Sport
17 Janar 2026, 16:41
SPANJE - Alvaro Arbeloa siguroi fitoren e tij të parë që kur mori drejtimin e Real Madridit kundër Levantes (2-0) të shtunën. Nj...
Sport
17 Janar 2026, 16:24
ANGLI - Futbolli mund të jetë në prag të një pike kthese të rëndësishme. Të martën e ardhshme në Lond&e...
Sport
17 Janar 2026, 16:02
ITALI - Roma njofton ndërprerjen konsensuale të kontratës së Edoardo Bove: "Sot fillon një kapitull i ...
Sport
17 Janar 2026, 15:48
ANGLI - Java e 22-të e Premier Ligës nisi me sukses: United fitoi 2-0 derbin e Mançesterit kundër Cityt, d...