Sport

Roma ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me Edoardo Boven. Ai pritet të luajë në Angli...

Edoardo Bove ka ndërprerë kontratën e tij me Romën dhe është gati të bashkohet me Watford, ekipin e familjes Pozzo.

17 Janar 2026, 16:02 Nga DOSJA

Roma ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me Edoardo Boven. Ai pritet

ITALI - Roma njofton ndërprerjen konsensuale të  kontratës së Edoardo Bove: "Sot fillon një kapitull i ri në karrierën e tij. Dan dhe Ryan Friedkin i urojnë Edoardos më të mirën, të lumtur që ai mund të vazhdojë të luajë dhe të ndjekë ëndrrën e tij në fushën e futbollit. Gjithmonë një nga ne. Përgjithmonë një romanist . Paç fat, Edoardo!" thuhet në deklaratë.

Bove në Watford…

Mesfushori i lindur në vitin 2002 është një hap larg nënshkrimit me Watford, në pronësi të Gino Pozzo (djali i pronarit të Udineses, Giampaolo), në një kontratë gjashtëmujore me mundësi zgjatjeje deri në vitin 2031.

Vendimi rrjedh nga rregulloret strikte shëndetësore italiane: pasi pësoi një arrest kardiak më 1 dhjetor 2024 (gjatë ndeshjes Fiorentina-Inter) dhe implantimit të mëvonshëm të një defibrilatori nën lëkuror, Bove nuk mund të luajë në Serie A.

I rikuperuar fizikisht dhe nën monitorim të vazhdueshëm, i riu ka zgjedhur të transferohet jashtë vendit - duke ndjekur modelin e Eriksen - për të përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur përsëri. Anglia dhe Championship (Watford aktualisht renditet i gjashti në Serie B angleze) e presin atë.

Lamtumira e tij: "Shihemi së shpejti, në fushë" - Edoardo Bove donte t'i thoshte lamtumirë Romës me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale. "Një lidhje që shkon përtej një kontrate të thjeshtë. Shihemi së shpejti, në fushë! Faleminderit për gjithçka", shkroi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edoardo Bove (@edo_bove)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll