Sport

“Legjendat Flasin”/ Ish-mesfushori Taulant Xhaka: “Fanela kuqezi, nder dhe krenari!”

Federata Shqiptare e Futbollit hap një kapitull të ri komunikimi me publikun, duke sjellë në qendër të vëmendjes zërat që kanë shkruar historinë e fanelës kuqezi.

17 Janar 2026, 14:27 Nga DOSJA

“Legjendat Flasin”/ Ish-mesfushori Taulant Xhaka: “Fanela

TIRANE - Duke nisur nga kjo e shtunë, FSHF prezanton rubrikën e re “Legjendat Flasin”, një seri ekskluzive rrëfimesh nga ish-futbollistë që kanë nderuar Shqipërinë në momentet më të forta të saj.

I ftuari i parë nuk mund të ishte askush tjetër veçse ish-mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka. Një emër i lidhur fort me karakterin, shpirtin luftarak dhe identitetin e Kombëtares.

Nga debutimi historik kundër Portugalisë, te emocionet që zgjon sot fanela kuqezi, analiza për Kombëtaren aktuale, besimi te play-off-et dhe mesazhi i drejtpërdrejtë për tifozët, Xhaka flet pa filtra dhe me zemër. Një rrëfim për fanelën, përgjegjësinë dhe krenarinë për të përfaqësuar Shqipërinë.

Kombëtarja e Taulantit

- Taulant, kur e shikon sot fanelën kuqezi. Çfarë ndjen realisht? Jo si futbollist, por si njeri.

Jam fans i Shqipërisë, i skuadrës. Nder dhe besoj që është fanela më e bukur në botë.

- A ka debutim më të bukur se ai i yti, kundër Portugalisë me fitore? Si e kujton atë ndeshje, na i përshkruan dot emocionet?

Me shumë emocione, ka qenë debutimi im me Kombëtaren me fitore. Ka qenë si ëndërr, nuk e kam kuptuar shumë por pas fitores, e kam kuptuar dhe e gjithë familja ka qenë krenare me mua.

- A ke një moment me Kombëtaren që nuk e ke treguar kurrë?

Jo nuk ka pasur momente specifike. Të lumtura kam pasur shumë ,të trishtuar për ndeshjen kundër Serbisë.

- Ti ke qenë gjithmonë një lojtar i karakterit të fortë. Çfarë sakrifice personale ke bërë për Kombëtaren që pak e dinë?

S’kam bërë sakrifica të madhe por gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kisha vdekur për këtë fanelë.

- Çfarë do të thotë për ty të mbash peshën e përgjegjësisë në fushë, sidomos në ndeshje vendimtare?

Normal që ke përgjegjësi shumë, duhet të jesh lider dhe duhet t’i mbash lojtarët e rinj afër vetes.

Kombëtarja aktuale dhe play-off-i

- Si e sheh Kombëtaren sot, krahasuar me vitet kur ti ishe pjesë aktive e saj?

Kanë ecur shumë përpara. Janë lojtarë shumë të rinj, me shumë talent. Është shumë më mirë tani se përpara.

- A shikon ndonjë lojtar të Kombëtares aktuale që ju ngjan juve?

Qazim Laçi. Ka edhe numrin tim, 14 siç e kam pasur unë kur kam qenë pjesë e Kombëtares.

- A mendon se ky grup ka mentalitetin e duhur për të përballuar presionin e play-off-eve?

Po absolutisht. Çdo lojtar luan në ekipet e tyre, kanë kualitet. Besoj që mund t’ia dalin.

Tifozët  

- Sa e rëndësishme është mbështetja e tifozëve shqiptarë në momente kyçe dhe çfare mesazhi ke për ta sot?

Tifozët janë shumë të rëndësishëm se na kanë përkrahur gjithmonë. Janë lojtari i 12-të për ne.

Mesazhet e Taulantit

- Taulant Xhaka në një fjali për Shqipërinë dhe fanellën kuqezi.

Është nder dhe krenari.

- Nëse sot do ishe në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së parë kundër Polonisë në fazën play-off, çfarë do t’i thoje ekipit?

Jepni maksimumin. Luani si gjithmonë me zemër dhe fitorja vjen automatikisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll