Sport

Sulmuesit dardan Vedat Muriqi nuk i ndahet shpirti nga Turqia, i vetofrohet Fenerbahçes

Sulmuesi dardan i Kosovës që aktivizohet tek Mallorca, Vedat Muriqi, është i interesuar për një rikthim në Superligën turke, këtë herë te Fenerbahçe, ku ka luajtur më parë në sezonin 2019-2020.

17 Janar 2026, 11:19 Nga DOSJA

Sulmuesit dardan Vedat Muriqi nuk i ndahet shpirti nga Turqia, i vetofrohet

TURQI - Lajmet nga mediat turke dhe burime brenda klubit të Stambollit tregojnë se verdhekaltrit po kërkojnë një sulmues për të zëvendësuar Youssef En-Nesyrin, i cili ka tërhequr interes nga Nottingham Forest, Everton edhe Napoli.

Sipas gazetës spanjole AS, sulmuesi Vedat Muriqi konsiderohet opsioni kryesor për këtë rol. Lojtari ka kontaktuar agjentin e tij, ish-lojtarin e NBA-së Mirsad Turkcan, duke shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Turqi.

Edhe trajneri i Fenerbahçes, Domenico Tedesco, është i etur për të pasur Muriqin në skuadër, dhe drejtuesit e klubit turk pritet të takohen me Mallorca-n për të negociuar një transferim të mundshëm.

Sipas raportimeve të Sozcü, Fenerbahçe planifikon të ofrojë rreth 15 milionë euro për Muriqin, por pengesa kryesore mbetet kontrata e lojtarit me Mallorcan, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029.

Në këtë sezon, Muriqi ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje me Mallorcan, duke treguar formën e tij të lartë. Për Fenerbahçen, rikthimi i tij do të përbënte një përforcim të rëndësishëm; verdhekaltrit e kishin transferuar atë nga Çaykur Rizespor për 5.6 milionë euro në 2019, dhe më pas e do ta shitnin te Lazio për 21 milionë euro vetëm një vit më vonë.

Muriqi pritet të jetë në qendër të negociatave gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët turq presin me padurim rikthimin e sulmuesit kosovar te Fenerbahçe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll