Sport

Conference League/ Skuadrat shqiptare, Drita dhe Shkëndija njohin kundërshtarët…

Takimet e para të “play-off”-it do të zhvillohen më 19 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 26 shkurt, ku do të mësohen skuadrat që avancojnë më tej.

17 Janar 2026, 10:18 Nga DOSJA

Conference League/ Skuadrat shqiptare, Drita dhe Shkëndija njohin

ZVICER - Të premten, në orën 13:00 u hodh shorti për fazën “play off” të Konferencë Ligës, ku vëmendja ishte e përqendruar te përfaqësueset shqiptare, Drita dhe Shkëndija, pas paraqitjeve pozitive në fazën e kampionatit.

Drita do të luajë përballë Celjes, një kundërshtar i kalueshëm në letër, ndërsa Shkëndija do të ketë një provë të vështirë ndaj skuadrës turke Samsunspor, në atë që pritet të jetë një duel mjaft intensiv.

Takimet e para të “play-off”-it do të zhvillohen më 19 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 26 shkurt, ku do të mësohen skuadrat që avancojnë më tej. Shorti për raundin pasues do të hidhet më 27 shkurt.

Çiftet e “play off”-it në Ligën e Konferencës janë:

Jagiellonia - Fiorentina

Omonoia - Rijeka

Noah - AZ Alkmar

Drita - Celje

KuPS Kuopio - Leh Poznan

Shkëndija - Samsunspor

Zrinjski - Kristal Palas

Sigma Olomuc - Luzan-Sport

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll