Sport

Tragjedi në Brazil... Një ekip U-20 përfshihet në një aksident, ku humb jetën trajnerin fizik dhe plagoset rëndë trajneri i parë

Një autobus që transportonte ekipin e Águia de Marabá, pasi mori pjesë në një turne stërvitor, u përplas me një kamion me pasoja vdekjeprurëse…

16 Janar 2026, 18:13 Nga DOSJA

Tragjedi në Brazil... Një ekip U-20 përfshihet në një

BRAZIL - Është një tragjedi që po trondit futbollin brazilian. Autobusi që transportonte ekipin U-20 të Águia de Marabá, pas pjesëmarrjes së tyre në një turne të të rinjve, u përfshi në një aksident, ku trajneri fizik i ekipit humbi jetën. Sipas autoriteteve, të cituara nga shtypi brazilian, autobusi u përplas me një kamion të enjten në mbrëmje.

Përmes një deklarate, Águia do Marabá raportoi vdekjen e Hecton Alves dhe se trajneri Ronan Tyezer u plagos rëndë, pasi u transportua menjëherë në spital:

"Fatkeqësisht, pas aksidentit, patëm vdekjen e një anëtari të stafit teknik, Hecton Alves, trajnerit fizik të ekipit. Trajneri Ronan Tyezer, i plagosur rëndë, u transportua në spital dhe po merr kujdesin e nevojshëm. Klubi po monitoron nga afër të gjithë situatën dhe deri më tani kemi informacion se asnjë sportist nuk është plagosur rëndë", thuhet në të. 

Disa klube braziliane, si Santos dhe Palmeiras, kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur keqardhje për aksidentin dhe për të shprehur ngushëllimet e tyre për Águia de Marabá dhe familjen e Hector Alves. 

"Palmeiras mori me trishtim të thellë lajmin për aksidentin e rëndë që përfshiu ekipin Águia de Marabá U-20, i cili ndodhi në shtetin e Tocantins të enjten në mbrëmje, ndërsa ekipi po kthehej në Pará pas pjesëmarrjes në Kupën e Futbollit Junior të São Paulo.

Ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të trajnerit fizik Hecton Alves, i cili fatkeqësisht vdiq në aksident. Gjithashtu i urojmë shërim të shpejtë trajnerit Renan Tyezer, i cili është i shtruar në spital", thuhet në deklaratën e lënë nga Palmeiras i Abel Ferreira. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Águia de Marabá (@aguiademaraba)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll