Sport

Reali në emergjencë, Arbeloa - me shtatë lojtarë mangut për ndeshjen ndaj Levantes

Trajneri I Real Madridit ka thirrur Mbappen dhe katër lojtarë të ekipit të të rinjve për ndeshjen e radhës të LaLigës.

16 Janar 2026, 17:15 Nga DOSJA

Reali në emergjencë, Arbeloa - me shtatë lojtarë mangut

SPANJE - Real Madridi kthehet në garat e ligës. Djemtë e Arbeloas do të përballen me  Levanten (të shtunën, ora 14:00) në raundin e njëzetë të La Ligës. Kjo ndeshje është vendimtare për ta që të rikthehen te fitoret pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe humbjes në finalen e Superkupës.

Por, trajneri i ri i Real Madridit do të jetë pa shtatë lojtarë të skuadrës së parë. Lunin, Mendy, Militao, Trent, Rüdiger, Brahim dhe Rodrygo nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen kundër Levantes. 

Në vend të kësaj, Arbeloa ka thirrur përsëri lojtarë nga akademia e të rinjve. David Jiménez, Cestero, Palacios dhe Leiva, do të jenë pjesë e skuadrës kundër Levantes. Të gjithë, përveç Leivës, kanë luajtur me ekipin e parë në një ndeshje zyrtare.

Reali në emergjencë, Arbeloa - me shtatë lojtarë mangut

Ja lista e skuadrës së Real Madridit për sfidën ndaj Levantes:

Portierë: Courtois, Fran González dhe Sergio Mestre.

Mbrojtës: Carvajal, Alaba, Asencio, Carreras, Fran García, Huijsen dhe David Jiménez.

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouaméni, Arda Güler, Ceballos, Cestero, Palacios dhe Leiva

Sulmues: Vinicius, Mbappé, Gonzalo dhe Mastantuono.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll