Sport

Paris FC po mendon për sulmuesin Edin Dzekon

Në kërkim të një sulmuesi qendror, Paris FC ka kontaktuar Edin Dzekon, sulmuesin boshnjak i cili ka luajtur për Interin, AS Romën dhe Manchester Cityn.

16 Janar 2026, 16:45 Nga DOSJA
Paris FC po mendon për sulmuesin Edin Dzekon
Edin Dzeko aktualisht luan për Fiorentinën

FRANCE - Paris FC njoftoi zyrtarisht nënshkrimin me huazim të mesfushorit Marshall Munetsi të premten në mesditë. Në kërkim të përforcimeve këtë dimër, ata I kishin dhënë përparësi edhe rekrutimit të një sulmuesi qendror.

Kjo marrëveshje nuk është finalizuar ende pavarësisht se janë shqyrtuar mundësi të tilla si Sidiki Chérif (Angers) dhe Ludovic Ajorque (Brest).

Sipas informacioneve, në listë, madje është kontaktuar edhe me Edin Dzekon, 39-vjeçarin ndërkombëtar boshnjak, i cili aktualisht luan për Fiorentinën, e cila renditet e 18-ta në Serie A.

Ish-lojtari i Interit, AS Romës, Manchester Cityt dhe Wolfsburgut është në të njëjtën moshë me Olivier Giroud, dhe ka shënuar vetëm dy herë në 18 paraqitje për Fiorentinën, ai shënoi 21 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar me Fenerbahçen.

Ardhja e tij në kryeqytetin francez do të përfaqësonte një shtesë të rëndësishme dhe me përvojë për Paris FC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll