Sport

Fabregas: “Dhemb natyrisht, por Como do të rritet nga humbjet”…

"Duhet t'i bëj djemtë të ngrenë kokën. Çfarë u thua atyre pas një performance të tillë?"

16 Janar 2026, 09:00 Nga DOSJA

Fabregas: “Dhemb natyrisht, por Como do të rritet nga

ITALI - “Ne humbëm dhe duhet të përmirësohemi dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e radhës. Ata janë të mirë individualisht.

Duhet të gjej një mënyrë për t'i rikthyer lojtarët e mi në këmbë, pastaj të vazhdoj të rritem dhe të përmirësohem", tha trajneri i Komos, Cesc Fabregas, për Dazn pas humbjes kundër Milanit.

"Do të fillojmë nga mentaliteti. Për një ekip të ri si ne, këto janë ndeshje të vështira. Zakonisht flas me ekipin pas ndeshjes, por sot nuk e bëra. Nuk ishte koha e duhur.

Çfarë t’u thuash atyre pas një performance të tillë? Të dhemb, por kur humb, rritesh më shumë", përfundoi trajneri i Comos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll