Sport

Los Angeles shfuqizon ligjin e vjetër "krejtësisht budalla" që ndalonte futbollin në rrugë

Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit votoi të martën për të shfuqizuar një ligj të vitit 1945 që ndalonte të luaje me top futbolli në rrugë të caktuara dhe në shumë parqe publike në qytet.

16 Janar 2026, 08:30 Nga DOSJA

Los Angeles shfuqizon ligjin e vjetër "krejtësisht budalla"

SHBA - Los Anxhelosi, qyteti pritës i disa ndeshjeve për Kupën e Botës 2026, ka vendosur t'i japë futbollit pak më shumë hapësirë ​​në rrugët e tij.

Në mbledhjen e së martës, këshilli bashkiak shfuqizoi një ligj të vjetër të vitit 1945 që ndalonte shkelmimin e një topi futbolli në çdo rrugë të qetë banimi, ose në shumë parqe publike.

“Është një ligj krejtësisht idiot”, tha për NBC Los Angeles anëtari i Këshillit të Qytetit të Los Angeles, Bob Blumenfield, duke iu referuar ndalimit të shkruar në seksionin 56.16 të kodit të qytetit.

Deri më tani, kushdo që shkelte këtë ligj mund të përballej me një gjobë prej 1.000 dollarësh dhe deri në gjashtë muaj burg. Ai gjithashtu ndalonte kalimin e një topi futbolli në rrugë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll