Sport

Vora inaguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit!

artizani mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian Bellait.

15 Janar 2026, 17:12 Nga DOSJA
Vora inaguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit!

VORE - Partizani mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian Bellait. “Demat” dalin “kokëulur” pas disfatës 1-0 ndaj Vorës, gjë e cila solli tension pas fundit të sfidës.

Dario Daka gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të, duke vendosur edhe fatet e këtij takimi, por nervat nuk ka mundur t’i mbajë Oltijon Kërnaja pas vërshëllimës së fundit.

Timonieri i të kuqve donte të priste arbitrin e sfidës Albert Dodan, por një stjuard mban Kërnajën, i cili siç duket kishte vendosur t’i kërkonte “llogari” gjyqtarit. Gjithsesi situata u qetësua dhe gjihçka shkoi siç duhet, duke shmangur kështu një përplasje mes palëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll