Politike

VIDEO/ Mbahet seanca për dosjen “Gërdeci”, Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, ai ka refuzuar të prenoncohet për mediat.

14 Janar 2026, 09:06 Nga D.S
VIDEO/ Mbahet seanca për dosjen “Gërdeci”, Fatmir Mediu
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, ai ka refuzuar të prononcohet për mediat. Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe Mediu.

Çfarë ka ndodhur në Gërdec?

Më 15 mars të vitit 2008 Tirana u lëkund nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin e quajtur Gërdec. Një magazinë e kthyer në “fabrikë” për demontimin e armëve shpërtheu duke u marrë jetën të paktën 26 personave. Shumë të tjerë u gjymtuan, shtëpitë u shkatërruan dhe shpërthimi krijoi një krater të madh. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit./Dosja.al

fatmir mediu fatmir mediu ne spak spak

Sondazh

Poll