Politike

"Nuk ka forcë në botë që na mposht ne"/ Berisha: Ne i kemi fituar të gjitha betejat kur kemi dalë në shesh me moton ‘ja vdekje, ja liri’

Lideri i opozitës tha se ky është misioni që thërret çdo demokrat e demokrate, çdo shqiptar e shqiptare.

13 Janar 2026, 18:47 Nga E.d
"Nuk ka forcë në botë që na mposht ne"/ Berisha:
Sali Berisha

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se asgjë nuk e mposht PD-në dhe demokratët. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se PD  ka fituar të gjitha betejat kur ka dalë në shesh me moton ‘ja vdekje, ja liri’.

Lideri i opozitës tha se ky është misioni që thërret çdo demokrat e demokrate, çdo shqiptar e shqiptare. Berisha tha se drejtësia është e tëra në kontrollin e qeverisë. Kryedemokrati tha se vendi kërkon qeveri legjitime dhe qeveri të dalë nga vota e lirë. 

"Edhe njëherë, ne, mbajeni mend, të mos e harrojmë asnjëherë, kemi fituar në të gjitha rastet kur kemi dalë në shesh ja vdekje a liri. Kemi fituar në vitet ’90 me këtë moto. Kemi fituar në vitet ‘98-‘99 po me këtë moto, na vranë. Po ne u hodhëm me moton ja vdekje, ja liri. Dhe kur ne themi këtë, nuk ka forcë në botë që na mposht ne. Ndaj dhe ky është misioni. Ky është misioni që na thërret çdo demokrati e demokrateje, çdo shqiptari e shqiptareje. Po tejkalohet çdo lloj kufiri. Miq, ai bënte batërdinë me votat. Makineria e tmerrshme, e neveritshme vërsulej, i fitoi zgjedhjet. Njeriu që bënte farsën, nuk bënte zgjedhjet, i fiton zgjedhjet ky.

Tani, njeriu që vjedh me qindra e qindra milionë e miliarda, jo, thotë se nuk janë dokumente ato. Do t’i tregoj popullit dokumentet. Prandaj i them këtu mos blloko drejtësinë. Drejtësia është e tëra në kontrollin e tyre. Ne, siç e dini. Por përsëri ka një gjë miq, që kur është krijuar shteti 5 mijë vite më para, ai pushtet është lënë të gjykojë këta që qeverisin. Dhe po të mos jetë ai, atëherë ne dalim në një rend parashtetëror, dalim me një rend mijëra vjet më para. Por me mendësinë e tij ky beson se do mund të shpëtojë. Për t’ia bërë të qartë edhe njëherë, ke zero legjitimitet. Bëj lobime, shko ku të duash dhe bëj ç’të duash. Ke vjedhur zgjedhjet, ke vjedhur qindra e qindra milionë ose miliarda para të qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka pasur kjo tokë hajdut si ti, me veten, me familjen, me rrethin, me të gjithë me radhë. Ndaj dhe miq, ta mbyll edhe njëherë, ne jemi të pamposhtur, ne e kemi faktuar. E kemi faktuar që jemi të pamposhtur dhe do ua faktojmë shqiptarëve në mënyrën më të vendosur. Vendi kërkon qeveri legjitime, vendi kërkon qeveri të dalë nga vota e lirë. Ja, ky është dallimi i madh i yni Vendi kërkon që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, të zgjedhin atë që duan. Forcë në botë që të na pengojë ne në këtë mision nuk ka. Rrofshi ju. Rroftë Lezha. Rroftë Shqipëria," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha foltore lezha

Sondazh

Poll