13 Janar 2026, 18:29
Nga E.d
Sali Berisha
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qeveria Rama është armiku i vullnetit të lirë të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se opozita nuk i ka dhënë atij 'drurin' e duhur.
Lideri i opozitës tha se Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë dhe hajduti më i madh i Shqipërisë dhe Evropës. Berisha tha se një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet, por rrëzohet. Në fund, ai tha se PD beson në votën e lirë, në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore.
“Sot ne festojmë 35 vjetorin më të fuqishëm se kurrë në ekzistecën tonë. Sot më të gatshëm se kurrë për triumfin tonë, më të sigurt se kurrë në këtë triumf. Ne edhe në kushtet më të vështira, mbrojtëm parimet që besojmë, dhe arritëm t’i faktojmë botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë, se ai klouni me atlete të bardha që kalon nga një samit në tjetër është hajduti më i madh i Shqipërisë dhe Evropës, se është më bandit se çdo bandit i bandave të Shqipërisë.
Ne i mbrojtëm këto teza se ishin të vërteta, edhe kur kthenin kokën anash, ne vazhdonim. Koha fakton sot qëndrimin tonë të drejtë. Një propagandë e tmerrshme kundër jush, për t’ju fshehur të vërtetat. E paguar e gjitha me paratë tuaja. Kjo ishte por prapë kthehemi të pamposhtur. Ne nga tetori 2024, gjer në 5 dhjetor, 7 rezoluta ndërkombëtare të firmosura nga të gjitha partitë e qendrës së djathtë në botë.
Ky 35 vjetor është kushtrim për ne. Të përmbushim misionin tonë. Kemi dalë në fushë betejë. Kemi qartësuar për çdo shqiptar se armiku i vullnetit të shqiptarëve e ka emrin Rama, se ka grabitur mandate me të gjithë mënyrat, se qëndron në pushtet si përfaqësues i karteleve më të rrezikshme të drogës në Shqipëri e Evropë.
Që një qeveri të qëndrojë në pushtet pa legjitimitet, qëndron për shkak se opozita nuk i ka dhënë drurin që meriton. Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet, rrëzohet dhe vetëm rrëzohet. Sot presidenti Trump iu bëri thirrje iranianëve pushtoni institucionet tuaja se xhelatët e Teheranit vranë mbi 2 mijë protestues paqësorë. Si qëndron puna te ne? Ne përsëri jemi parti, besojmë në votën e lirë, në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore. Ne nuk i qëndrohemi dhunës”, tha Berisha./Dosja.al
sali berisha foltore lezha
Politike
13 Janar 2026, 18:18
E.d
Sali Berisha
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu tha demokratëve se beteja e tyre nuk ishte vetëm me me qe...
Politike
13 Janar 2026, 18:14
E. D
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se, pas v...
Politike
13 Janar 2026, 18:09
E.d
Sali Berisha
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD ka treguar një besnikëri të palë...
Politike
13 Janar 2026, 17:13
E. D
Belinda Balluku
FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Politike
13 Janar 2026, 17:03
Aleksandra Bogdani
Ilir Beqaj
TIRANË- Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas n&eu...
Politike
13 Janar 2026, 16:11
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Zayed. Ky i...
Politike
13 Janar 2026, 12:23
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Përfaqësuesit e ambasadës amerikane kanë 'zbarkuar' në Kuvendin e Shqipëris&...
Politike
13 Janar 2026, 11:01
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka komentuar projektligjin për ndryshimet ligjore që prekin statusin e gjyq...
Politike
13 Janar 2026, 09:42
I.A
Indrit Hoxha
TIRANË- Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është paraqitur në SPAK m&eu...
Politike
13 Janar 2026, 09:15
D.S
Rama në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm
Emiratet e Bashkuara- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar nisjen e Samiti...