Politike

Rama në Abu Dhabi/ Nderohet me medalje nga Mohammed Bin Zayed al Nayan: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Kryeministri gjithashtu ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shpreh falënderimet për nderimet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

13 Janar 2026, 16:11 Nga DOSJA

Rama në Abu Dhabi/ Nderohet me medalje nga Mohammed Bin Zayed al Nayan:

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Zayed. Ky i fundit në emër të vendit që drejton i ka akorduar Edi Ramës medaljen më të lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kryeministri gjithashtu ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shpreh falënderimet për nderimet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Thellësisht i prekur  prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nayan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët./Dosja.al

edi rama emiratet e bashkuara arabe

Sondazh

Poll