Sport

Incidenti i Yamalit: transmetoi live festën në rrjete dhe kap Szczesnyn duke pirë cigare

Pas fitores së Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, asi i Blaugranëve nisi një 'live' me të papritura.

13 Janar 2026, 15:55 Nga DOSJA

Incidenti i Yamalit: transmetoi live festën në rrjete dhe kap

ARABIA SAUDITE - Barcelona feston pas fitores së tyre të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit në Xheda. Dhe gjatë festimeve, ndodh një incident i papritur, falë... Lamine Yamal.

Kampioni spanjoll, siç ndodh shpesh në epokën e mediave sociale, ndau festimet e ekipit në profilin e tij në Instagram. Si?

Me një transmetim të drejtpërdrejtë nga dhoma e zhveshjes, duke përshëndetur tifozët dhe duke iu përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me fitoren. Ndërsa po filmonte shokët e tij të ekipit, papritmas kamera u ndal mbi Wojciech Szczesny.

Portieri polak po pinte duhan dhe Yamal, sapo e vuri re, menjëherë ia ktheu videon vetes: "Nuk mund ta filmoj këtë", komentoi ai, pastaj e mbylli transmetimin drejtpërdrejt për të parandaluar që pamjet të bëheshin virale. Por ai dështoi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UK Football Trials®️ (@uk_football_trials)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll