Sport

BEFASI… Arrestohet gjatë garave në Teksas ish-piloti brazilian i Formula 1!...

13 Janar 2026, 14:52 Nga DOSJA

BEFASI… Arrestohet gjatë garave në Teksas ish-piloti brazilian

SHBA - Piloti brazilian, 45 vjeç, i njohur për garat e tij në Formula 1 me Jaguar dhe Williams mes viteve 2003-2005, u ndalua nga autoritetet lokale në Teksas.

Sipas TMZ, Pizzonia u fut në burgun e qarkut Montgomery rreth orës 18:00 të së shtunës, ndërsa policia publikoi edhe fotografinë e tij zyrtare pas arrestimit. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të sakta mbi rrethanat që çuan në ndalimin e tij.

Raportohet se Pizzonia ndodhej në zonë për të ndjekur garën e djalit të tij, Antonio Pizzonia Neto, i cili mori pjesë në Serinë Dimërore Superkarts, USA 2026! I riu përfundoi garën X30 Junior në vendin e nëntë.

Antonio Pizzonia debutoi në Formula 1 me Jaguar, por u zëvendësua gjatë sezonit, pasi nuk arriti të siguronte pikë. Më pas iu bashkua Williams si zëvendësues i Ralf Schumacher, duke grumbulluar gjithsej tetë pikë përpara se të mbyllte karrierën në F1.

Pas largimit nga Formula 1, Pizzonia pati suksese të tjera në sportin e motorëve, përfshirë fitimin e Auto GP World Series në vitin 2015 dhe triumfet në klasën Open të Boss GP në vitet 2023 dhe 2024. Mediat raportojnë gjithashtu se ai kishte festuar Vitin e Ri me familjen e tij në Orlando, Florida.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll