Sport

Kupa e Shqipërisë/ Tetë pretendentët për trofeun "më të vogël" njohin kundërshtarët…

Shorti i vështirë për Tiranën, në çerekfinale do të ketë derbi me Dinamo City

13 Janar 2026, 15:06 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Tetë pretendentët për trofeun

TIRANE - Janë mësuar çiftet e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së 74-t të Shqipërisë. Vetëm pak çaste më parë në Shtëpinë e Futbollit të Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti,  i cili caktoi çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë 2025-2026.

Ja dhe çiftet e formuara për çerekfinalet:  

Teuta - Egnatia

Tirana - Dinamo City

AF Elbasani - Partizani

Bylis - Vllaznia

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll