12 Janar 2026, 22:12
Nga E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së mohoi pretendimet e selisë blu se po punon për Ramën, duke takuar elektoratin e PD-së. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji tha se një pjesë e PD bashkëpunon me Niko Peleshin, që e cilësoi si pronarin e qytetit, se janë të lidhur me emërimet në bashki dhe institucione të tjera vendore.
Pjesë nga biseda
Ylli Rakipi: Thonë se takimet e tuaja i shërbejnë Edi Ramës sidomos në këto kohë të vështira?
Ervin Salianji: Kush e ka këtë të ma thotë nga drejtuesit e partisë, se e stopoj unë dhe e rrëzoj qeverinë. Kemi 13 vjet që presim, do ta rrëzojë sot, do ta rrëzojë nesër. Ata njerëz që vijnë në ato salla janë ata që i shërbejnë PD-së.
Po si i shërbej unë, kur në treçerekun e fjalimit përmend Ramën? Ata nuk e përmendin Niko Peleshin që kanë disa shokë se i kanë futur në parti. Kanë njerëzit që i kanë futur në punë aty nëpër bashki dhe institucionet e qeverisë. Pse s’e përmendin Niko Peleshin? E dini ju që Niko Peleshi është thuajse pronari i qytetit, që emëron nga ka kapur një pjesë të PD, një klub shokësh. 4 personat që drejtojnë në një institucion të qytetit kanë qenë pronarë në një dyqan. Si ka mundësi që çdo skandal del dhe shumëfishohet. Cili është shqetësimi që po mblidhen njerëz për PD-në.
Andi Tela: Këtë energjinë e sallave, përballë lidershpirt të PD do t’i kundërvishesh me votë, Ke një plan?
Ervin Salianji: Pse do ta them në publik unë planin. Po pse kundër PD dhe jo pro. PD ti e lidh me individ? Kundër lidershipit të PD që e ka marrë peng.
Andi Tela: Do të përballesh vetëm nëpër salla?
Ervin Salianji: Të matemi me njerëzit, me votë. Unë po takoj njerëzit. E di cili është problemi kryesor në këte debat publik. PD të kishte problem funksionarë që takojnë njerëz, kanë problem pse unë mbledh njerëz dhe shajnë qeverinë. Po takoj njerëz./Dosja.al
ervin salianji
Politike
12 Janar 2026, 22:07
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka folur për lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin "Të ...
Politike
12 Janar 2026, 21:51
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji deklaroi se Partia Demokratike ka një qëndrim mjaft të ashpër ndaj çdo personi q&eum...
Politike
12 Janar 2026, 21:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se nuk do të hy në asnjë negociate për ndonj&eu...
Politike
12 Janar 2026, 21:31
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka rrëfyer problematikat që po kalojnë demokratët në baz&eum...
Politike
12 Janar 2026, 21:25
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka folur për takimet që ka zhvilluar me demokratët në disa qytete. I ftuar në emisioni...
Politike
12 Janar 2026, 19:24
E. D
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Q&eum...
Politike
12 Janar 2026, 20:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e tij në rradhës. Ai tha se pro...
Politike
12 Janar 2026, 20:29
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një takimi me një admiral amerikan të NATO-s ...
Politike
12 Janar 2026, 19:56
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashk...
Politike
12 Janar 2026, 19:36
E. D
Edi Rama
TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot "Foltoren" përpara kryeministrisë. Ajo që tërhoqi më së shumti...