Sport

Simeone u kërkon ndjesë Florentino Perezit dhe Viniciusit, për konfliktin në Superkupë

Pas Superkupës së Spanjës, Atletico Madrid do të kthehet në fushën e lojës në Kupën e Mbretit, ku do të përballet me Deportivo.

12 Janar 2026, 16:10 Nga DOSJA

Simeone u kërkon ndjesë Florentino Perezit dhe Viniciusit, për

SPANJE - Ai ishte penduar për veprimin e tij. Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Pablo Simeone konferencën e tij për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, e nisi duke kërkuar ndjesë për atë çfarë ndodhi me Vinicius në derbin me Real Madridit.

‘Do të më pëlqente t’i kërkoja ndjesë Florentino Perezit dhe Vinicius për episodin që u pa, - tha Simeone, - nuk ishte mirë nga ana ime që të vendosesha në ato pozita dhe pranoj që nuk u solla mire. Ekipi që fiton meriton të kualifikohet dhe Reali e meritoi. Kërkoj ndjesë, por nuk fal. Nuk kam se çfarë të shtoj më.’

Më pas trajneri i bardhekuqve e përqendroi vëmendjen e tij pikërisht te ndeshja me Deportivon duke e vlerësuar skuadrën kundërshtare

‘Është një ekip i guximshëm, ka forcë kundërsulmi të rëndësishme dhe rivalizon përtej rezultateve, - shtoi Simeone, - pasi eliminoi Mallorcan, që e dimë që nuk dhuron asgjë. Do të jetë një ndeshje e fortë, e vështirë në një fushë të mirë’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll