Sport

Pas Mandelës dhe Zabërgjas, nga Dinamo City ikën edhe Gassama në Turqi…

Karamba Gassama është prezantuar sot nga klubi i tij i ri në Turqi, Gaziantep.

12 Janar 2026, 15:02 Nga DOSJA

Pas Mandelës dhe Zabërgjas, nga Dinamo City ikën edhe Gassama

TIRANE - Mesfushori afrikan, pas disa sezonesh me Dinamo City në kampionatin shqiptar, nis kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

Karamba, shpesh titullar në formacionin e Dinamos, ka spikatur me talentin e tij dhe është vënë menjëherë në shënjestrën e klubeve të huaja. Për më tepër mosha e re e mesfushorit të vitlindjes 2005 ka bërë që interesi për të të rritet më shumë.

Klubi i Dinamos do të përfitojë 200 mijë euro nga transferimi i Karambës në Turqi. Po ashtu, blutë kanë mbajtur edhe një përqindje kartoni për lojtarin, që do të thotë se mund të përfitojnë sërish financiarisht në rast të shitjes së Karambës nga Gaziantep.

Në verë Dinamo shiti dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm për sulmin blu, sulmuesit Peter Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja. Kjo është shitja e tretë brenda disa muajsh për “nëndetsen blu”, të cilët konfirmohen si një trampolinë e mirë për futbollistët e talentuar.

Përveç objektivave për të fituar trofe, blutë synojnë edhe të rritin e evidentojnë të rinjtë, që me shitjen e tyre jashtë vendit mund të sjellin të ardhura të konsiderueshme në arkat e klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll