Sport

Mario Mitaj gati të bëjë kërcimin e madh në karrierë, Atletico Madrid e interesuar për të!…

Drejtori i klubit saudit Al Ittihadit e pranon: “Kemi oferta edhe nga Anglia”

12 Janar 2026, 14:51 Nga DOSJA

Mario Mitaj gati të bëjë kërcimin e madh në

SPANJE - Lajmi i madh vjen nga Spanja. Gjigantët iberikë të Atletico Madridit kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Kështu raporton portali i njohur i transferimeve “fichajes.net”, që shkruan se Diego Simeone ka dhënë pëlqimin për 22-vjeçarin shqiptar.

Aty përshkruhen me detaje edhe karakteristikat e Mitajt, si një lojtar që do të sillte forcë fizike, teknikë dhe mundësi të mira në avancimin me topin.

Mirëpo, Atletico Madridi nuk është skuadra e vetme që kërkon shërbimet e mbrojtësit kuqezi. Pak ditë më parë edhe Sunderland në Premier League ka kërkuar informacione në klubin e Al Ittihadit për mbrojtësin shqiptar.

Madje, drejtori i këtyre të fundit, Ramon Planes, e ka pranuar që për Mitajn ka pasur interesim jo vetëm nga Anglia, por edhe nga Spanja.

Mitaj nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit në kampionatin e Arabisë Saudite, duke lënë të kuptohet se transferimi mund të ndodhë që tani në janar.

Ai, hera-herës, ka mbetur jashtë skuadre edhe për shkak të rregullit të lojtarëve të huaj në Arabi, diçka që e ka shtyrë të nisë një tjetër aventurë në një kampionat më të rëndësishëm. Kartoni i tij mund të kushtojë 10 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll