Sport

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja si do të ndahen skuadrat për shortin…

Skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale do të ndahen në dy grupe. Në Vazon 1 do të bëjnë pjesë katër skuadrat të renditura të parat në sezonin e shkuara dhe katër skuadrat e tjera do të jenë në Vazon 2. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe shorti do të jetë i lirë, ku ndeshja e pare do të luhet në fushën e skuadrës në Vazon 2.

10 Janar 2026, 20:57 Nga DOSJA

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja si do të

TIRANE - Këtë të shtunë u zhvilluan ndeshjet e 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon, ku u mësuan emrat e 8 ekipeve finaliste që do të vijojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Tirana, Dinamo, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe Elbasani, janë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, të cilat do të mësojnë për fatin e tyre për sfidat e ardhshme në shortin, që do të hidhet nga Federata Shqiptare e Futbollit për këtë fazë.

Ndërkaq, në bazë të rregullores së aktivitetit, skuadrat tashmë janë ndarë në dy vazo. Kështu në Vazon e parë janë përfshirë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo, ndërsa në Vazon e dytë janë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.

Shorti që do të hidhet për çerekfinalet do të jetë i lirë dhe ndeshjet e kësaj faze do të jenë me vajtje-ardhje me sfidat e para që do të luhen ne fushat e skuadrave të vazos 2.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur data dhe ora e hedhjes së shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll