Sport

Kupa e Shqipërisë/ “Të fortët” tregojnë dhëmbët, “trither” në “Elbasan Arena” ...

Shtohen edhe Teuta, Egnatia, Vllaznia dhe Elbasani, për të plotësuar 8-shen e çerekfinalistëve të Kupës së Shqipërisë

10 Janar 2026, 20:32 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ “Të fortët” tregojnë

TIRANE - Teuta, Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia kanë siguruar biletën për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duke mundur respektivisht Vorën, Apoloninë, Flamurtarin dhe Pogradecin.

Në “Niko Dovana”, durrsakët e kanë zgjidhur lehtësisht ndeshjen duke fituar me rezultatin 2-0 përballë vorakëve, me golat e shënuar nga Jurgens në pjesën e parë dhe Toli në të dytën.

Ndërkohë, Elbasani ka arritur të sigurojë një fitore 2-1 përballë Flamurtarit në një ndeshje mjaft emocionuese që u zgjidh në shtesë.

Në “Elbasan Arena”, verdheblutë kanë zhbllokuar sfidën me anë të Lajthisë në pjesën e parë, ndërsa kanë marrë përgjigjen e Oshafit në pjesën e dytë për një barazim 1-1 që mbylli 90 minutat.

Në shtesë vlonjatët fitojnë një 11-metërsh që shpërdorohet nga Trashi, ndërsa Musta ndëshkohet me karton të kuq, pas një debati me gjyqtarin e ndeshjes. Në pjesën e dytë të shtesës është Ibraimi që me një goditje nga distanca i jep fitoren Elbasanit, njëkohësisht edhe kualifikimin.

Egnatia ka siguruar kualifikimin me një fitore minimale, 1-0 përballë Apolonisë me golin e shënuar nga Buric. Po 1-0 ka fituar dhe Vllaznia përballë Pogradecit me golin e shënuar nga Gjini duke siguruar kualifikimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll