Sport

Franca përzgjedh “shtëpinë” e saj për Kupën e Botës 2026 në Boston…

Për Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë (nga 11 qershori deri më 19 korrik), skuadra franceze do të qëndrojë në Boston, në hotelin Four Seasons, në qendër të qytetit, dhe do të stërvitet në Babson College

10 Janar 2026, 13:00 Nga DOSJA

Franca përzgjedh “shtëpinë” e saj për Kupën

SHBA - Kampi bazë i ekipit kombëtar francez gjatë Kupës së Botës, që do të zhvillohet së shpejti (11 qershor deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë) do të vendoset në Boston. 

Këtë e konfirmoi presidenti Philippe Diallo në mesin e dhjetorit, në hapësirat e asamblesë së përgjithshme të Federatës Franceze të Futbollit.

Lajmi u zyrtarizua së fundmi: ekipi kombëtar i Francës do të qëndrojë në hotelin Four Seasons në kryeqytetin e Massachusetts dhe do të përdorë mjediset sportive në Babson College në Wellesley, në perëndim të qytetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll