Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Elbasan/ Pritet ekspertiza, ishte veshur me uniformë pune (EMRI)

Siç raportohet, ai mbante në trup një uniformë pune, teksa po kryhen verifikimet nëse shkaqet janë natyrore apo ka faktorë të tjerë të jashtëm.

9 Janar 2026, 21:46 Nga E. D
Gjendet i pajetë një person në Elbasan/ Pritet ekspertiza, ishte
foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, ku është gjetur i pajetë trupi i një personi. Viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth të 60-ve. Siç raportohet, ai mbante në trup një uniformë pune, teksa po kryhen verifikimet nëse shkaqet janë natyrore apo ka faktorë të tjerë të jashtëm.

Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet që prokurori të urdhërojë kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes. Autoritetet ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim./Dosja.al

elbasan

Sondazh

Poll