Sport

ZYRTARE/ Nga Tirana, Agim Ibraimi kalon drejtor sportiv i Partizanit…

Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës së Partizanit

9 Janar 2026, 14:54 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Nga Tirana, Agim Ibraimi kalon drejtor sportiv i Partizanit…

TIRANE - Partizani zgjedh drejtorin e ri sportiv të tij. Bëhet fjalë për Agim Ibraimin, një emër i njohur në futbollin shqiptar. Klubi i ‘Demave’ ka zyrtarizuar gjithçka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

‘Zyrtare! Agim Ibraimi, Drejtori i ri sportiv. FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv.

Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës’-lexohet në postimin e Partizanit në profilin e tij ne Instagram

Agim Ibraimi ka pasur një karrierë të pasur si futbollist në vendin tonë teksa është aktivizuar në skuadra si Kukësi dhe Dinamo. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur ai zgjodhi një karrierë në role drejtuese.

Përpara Partizanit, Agim Ibraimi ka qenë në rolin e drejtorit sportiv të Tiranës, rivales së përjetshme të klubit ‘Të Kuq’ ku fitoi eksperiencë përsa i përket menaxhimit dhe ndërtimit të një skuadre futbolli

B.T (Dosjas.al)

Sondazh

Poll