Sport

Moratti: "Sot gjyqtarët janë të paaftë, në të kaluarën ishin një organizatë kriminale"

"Nuk ka analogji me të kaluarën (referenca është për Calcipolin): atëherë, një sindikatë kriminale sundonte futbollin, sot ka gjyqtarë që janë jashtë forme dhe jo në lartësinë e detyrës."

9 Janar 2026, 11:30 Nga DOSJA

Moratti: "Sot gjyqtarët janë të paaftë, në të

ITALI - Massimo Moratti ndezi atmosferën në prag të ndeshjes Inter - Napoli me deklarata të forta për Napoli Network.

Ish-pronari i i zikaltërve analizoi kaosin e arbitrimit të raundit të fundit (duke iu referuar ndeshjeve Napoli - Verona dhe Lazio - Fiorentina), duke bërë një dallim të qartë nga skandalet e njëzet viteve më parë:

"Nuk ka analogji me të kaluarën (referenca është për Calcipolin): atëherë, një sindikatë kriminale sundonte futbollin, sot ka gjyqtarë që janë jashtë forme dhe jo në lartësinë e detyrës."

Moratti më pas kritikoi përdorimin e VAR-it, duke kërkuar më shumë qartësi mbi hierarkitë e vendimmarrjes dhe duke i quajtur incidentet e parë në stadiumin Maradona "të paqarta".

Duke parë përpara, Moratti e përshkroi ndeshjen e madhe në San Siro si një pikë kthese vendimtare: "Interi e meriton vendin e parë. Nëse fiton, epërsia e tyre do të jetë e konsiderueshme, por Napoli i Contes ka bërë shumë mirë."

Ai i bëri homazh edhe Aurelio De Laurentiisit, të cilin e vlerësoi për menaxhimin e klubit napolitan: "Ai i ka tejkaluar të gjithë të tjerët me rritjen e tij të vazhdueshme. Të fitosh në Napoli nuk është e lehtë, është një sukses i madh."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll