Sport

Brazili do të luajë miqësore kundër Francës dhe Kroacisë në SHBA para Botërorit…

Brazilianët do të përballen me Francën në Foxborough, Massachusetts, më 26 mars dhe me Kroacinë pesë ditë më vonë në Orlando, Florida, njoftuan organizatorët…

9 Janar 2026, 12:00 Nga DOSJA

Brazili do të luajë miqësore kundër Francës dhe

SHBA - Brazili do të luajë ndeshje miqësore kundër Francës dhe Kroacisë në SHBA, ndërsa përgatitet për Kupën e Botës të këtij viti.

Brazilianët do të përballen me Francën në Foxborough, Massachusetts, më 26 mars dhe me Kroacinë pesë ditë më vonë në Orlando, Florida, njoftuan organizatorët të enjten.

Përveç kësaj, Kroacia do të përballet me Kolumbinë në Orlando më 26 mars dhe Kolumbia do të takohet me Francën në Landover, Maryland, më 29 mars.

Brazili, pesë herë kampion, e hap Kupën e Botës kundër Marokut më 13 qershor në East Rutherford, New Jersey, dhe do të përballet me Haitin gjashtë ditë më vonë në Filadelfia dhe e mbyll fazën e ndeshjeve në grupeve kundër Skocisë më 24 qershor në Miami Gardens, Florida.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll