Politike

"Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat!"/ Iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD: Politikanë që janë lodhur tre ditë për të gjetur një kollare

Gjonaj, ishte pjesë e tryezës së Sali Berishës me aleatët dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

9 Janar 2026, 12:46 Nga D.S
"Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat!"/
Zef Gjonaj

TIRANË- Zef Gjonaj, iniciator i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë të të gjithë trojeve shqiptare sulmoi aleatët e tij. Gjonaj, ishte pjesë e tryezës së Sali Berishës me aleatët dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ai u shpreh se, kishte jetuar shumë kohë jashtë vendit dhese ka ardhur në Shqipëri për të sjellë një kulturë moderne. Me tone të larta Gjonaj tha se, aleatët pjesëmarrës në atë tryezë janë politikanë që përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat. Ndërkohë që theksoi se populli pret ndryshime nga inteligjenca shqiptare, edhe nga diaspora shqiptare

“Unë këtë tryezë e shikoj si njerëzve të ditur të Shqipërisë, që kanë ardhur për ti dhënë zgjidhje kësaj logo, për të sqaruar se ku jemi dhe çfarë do të bëjmë. Nëse shkojmë me denoncime nuk do të fitojmë asnjë herë. Na vjen vështirë që kur shkojmë në terren gjejmë njerëz që kanë nevojë për inteligjencën tonë. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë vendit dhe kam ardhur në Shqipëri për të sjellë një kulturë moderne.

Më vjen mirë kur shoh moshën që janë krah meje që janë politikanë, por me thënë të drejtën kanë ardhur sot të larë, të veshur dhe të mbathur, janë lodhur tre ditë për të gjetur një kollare për të ardhur këtu dhe për të përfaqësuar parti pa emër, pa numër dhe pa elektorat. Populli pret ndryshime nga inteligjenca shqiptare, edhe nga diaspora shqiptare”, tha Gjonaj./Dosja.al

zef gjonaj kuvendit të veriut të shqipërisë të të gjithë trojeve shqiptare pd

Sondazh

Poll